Sot është dita e parë pa ty SKENDER BRAKA
Pikëllimin hodhi vjeshta syve tanë të trisht.
Vajtimin e harpës, prej fillit të dhimbjes përcjell
me shtullungat grirore të agut.
Gjakush..para se lajmin e hidhur të merrja,
vargjet e tua të fundit kishin mbrritur
tek unë si një tufë borziloku, të ardhura prej Kërçovës
si një lastar ulliri këputur në lulëzimin e tij të epërm.
Më tepër se një kujtim, vargjet e tua janë për mua
hambari i një jete të pashkruar
mbushur prej fares së ruajtur,
mbjell grunoreve të lartësive rrahur prej erërash.
Si dëshmi e një kombi të gjymtuar,
gjithë prej një balte baltuar,
që mëse një herë, shkuar në zgrip humnerash. ,
Tingëllima e një zëri të padëgjuar.
Ofshama e një jete,të nëpëkëmbur,
që domosdoshmërisht duhej ndryshuar
Klithma e një kombi, prej nënës ,padrejtësisht mënjanuar.
Gjakush.. ty smundën të ta shuanin
dot zjarrin e shpirtit erërat e malit.
S’ta njomënin dot buzën e zhuritur dëbora e kristaltë.
Shpirti yt kish mbetur skllav i vargut të lindur
përmes ëndërrash të këputura,
permes koordinatash të pafundëme,
humbur thellësisë së një zbrazëtire.
Gjakush... si mundem të të vijë unë sonte tek ty
me lotin e coptuar prej hidhërimit.
Si mundem të të vij tek ty me këtë buqetë lotësh ?
Tokës tënde bujare, mizorish keqtrajtuar,
ti mbolle trandafilët e bukur prej kohësh të humbur
dhe me emrin tend, nëna Shqipëri,
hapi sytë e një mëngjesi të munguar.
Unë u ula mbi vargjet e tua,
Për të thithuer aromën e tyre,
lindur prej asaj toke të pëcëlluar.
Madhështija jote ndiqte gjurmët e murrizave,
permes ajërit të gjelbër të livadheve.
Atje ku nuk arinin të të kapnin hijenat që të ndiqnin,
për të detyruar të mohoje se dije të këndoje.
Për së gjalli kërkonin të varrosnin,
por ti pranove më mire të fluturoje.
Jepëmi vargjet e tua vëlla.
Jepëma poezin tënde, të mbush zbrazëtirën,
për të ardhur në Universin tend.
Sot është dita e parë pa ty...


Comments
Post a Comment