Apollonia, historia për qytetin antik të Ilirisë


Duhet të largohesh vetëm 12 kilometra larg nga qyteti i Fierit, në jug të Shqipërisë, për të parë qytetin antik dhe shumë mbresëlënës, Apolloninë.
Ky qytet i lashtë u formua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti.
Apollonia mori emrin për nder të perëndisë Apollon dhe si Apolloni e Ilirisë kishte një rëndësi të veçantë dhe luajti një rol të madh si ndërmjetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve.
Diçka nga historia e këtij vendi o të kuptojmë përmes shpjegimeve për Kohavisionin të drejtorit të Parkut Arkeologjik Apollonia, Marin Haxhimehali, i cili drejton tash 11 vjet këtë objekt me rëndësi historike, kulturore e turistike jo vetëm për Shqipërinë.
Ky lokalitet dikur ishte pikë shumë e mirë strategjike edhe për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të periudhës antike.
Por se në atë kohë ka pasur zhvillim kulturor shihet edhe nga këto monumente.
Këto objekte kulturore janë përcjellë edhe me një shëtitore shumë të veçantë, e cila kishte një pozitë specifike në këtë qytet.
Të paramendosh sot se si dukej ky qytet dikur, pa dyshim se mendohet për një vend shumë të gjerë dhe me ndërtesa të mëdha e shumë të populluara, por deri tani është zbuluar shumë pak.
Për këtë pasuri arkeologjike të pazbuluar krejtësisht ka pasur edhe gërmime te paligjshme ku ka pasur edhe vjedhje të konsiderueshme të artefakteve.
Për të zbuluar këtë pasuri, Marin Haxhimehali, drejtor i Parkut Arkeologjik Apollonia në Fier, thotë se nuk kanë buxhet për të bërë gjurmime në këtë.
Tash e sa vite Qeveria shqiptare ka në plan edhe rregullimin e rrugës Fier – Vlorë për ta lidhur me Apolloninë në mënyrë që ky vend të jetë pikë kryesore turistike përdersha turistët nisen për në bregdet.
Për të parë këtë qytet me histori 1000 vjeçare , që është më i madhi në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike, duhen madje disa orë për ta vizituar pjesën arkeologjike dhe muzeun e Apollonisë.

Comments

Popular Posts