Dritero Agolli Biografia
Lindi me: 1931
Lindi në: Devoll
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Shkrimtar
Biografia:
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit me 13 tetor 1931. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
Poezitë e autorit:
[one_half]
ANKIME
BERBERI
ELEGJI PER QENIN
ENDERR E PRERE
FTOHJA
HESHTJA
I PERNDJEKURI I DASHURISE
KESAJ NATE ME HENE TE VJESHTES
KETU S’DO JEM
KOHË MË VONË
KUR KTHEHESHA NGA DETI
KUR NJË MËNGJES
MALLI PER HERONJTE
MJEGULLI I DASHURISË
MOS DIL NË BALLKON
MOS MA KUJTO
NJE MENDIM VETETIMTHI
NJE SHKREPESE
NJERIU DHE KOHA
PELEGRINI
PULEBARDHA
PYLLI QAN PER SORKADHEN
SIKUR S’JETOJ NE VENDIN TIM
SIRENA E LUMIT
TË BËHEM PËLLUMB
TRISHTIMI
VDEKJA E NENES
ZOTRIT
[/one_half]
Tituj të veprave:
Në rrugë dolla, 1958
Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1968
Nënë Shqipëri, poemë, 1974
Fjala gdhend gurin, 1977
Komisari Memo, roman, 1969
Njeriu me top, roman, 1975
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë, dramë
Udhëtoj i menduar, 1985
Njeriu i mirë, tregime
Kalorësi lakuriq, roman
Comments
Post a Comment