5 Maji Dita e Deshmoreve te Atdheut







perkujton sot dhe ne jete te jeteve deshmoret e rene ne mbrojtje te Atdheut. Nderojme 9470 deshmore te vrare ne luftim kunder pushtuesve nazifashiste, 6436 te pushkatuar nga nazifashistet dhe bashkepunetoret e tyre, 13200 te ekzekutuar nga nazifashistet ne kampet e perqendrimit, por edhe deshmoret para viteve 1912.

Kjo dite nuk eshte vetem shprehje vleresimi per figuren e deshmorit, por dhe nje perpjekje per te mbajtur gjalle brez pas brezi historine dhe shembullin e tyre, frymezimin qe buron nga heroizmi i tyre. Cdo 5 Maj kenget epike u kushtohen deshmoreve. Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Tirane ne monumentin “Nene Shqiperi”, por edhe ne rrethet e vendit, kane qene kulti i vetem per betimet e luftetareve te lirise gjate luftrave per rezistence ndaj armiqve te fuqishem te vendit tone.

5 Maji ka mbetur ne historine shqiptare qe nga renia e Heroit te Popullit Qemal Stafa. Ai ishte nder deshmoret e pare ne fillim te (LANC) Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Ishte nje i ri aktivist qe luftoi dhe ra kunder murtajes nazifashiste qe po shembte boten.

Qemal Stafa lindi ne fshatin Zabzun Librazhd Elbasan dhe pasi iu perkushtua luftes ndaj fashisteve, me 5 Maj 1942 ai bie deshmor. Sot shume rruge, lagje dhe shkolla ne qytete te ndryshme mbajne emrin Qemal Stafa, gjithashtu nje baze ushtarake dhe stadiumi qe per shume kohe ishte me i rendesishmi ne Shqiperi mban emrin e tij.

Sot, megjithese kane kaluar shume vite, 5 Maji njihet si dite perkujtimore per deshmoret nga treva si Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe nga cdo familje dhe shtepi ku flitet shqip.


Comments

Popular Posts