Fakte shkencore në Kuran
Fakte shkencore në Kuran Kur’ani Famëlartë është dërguar prej Allahut të Madhërishëm, si udhëzues i besimtarëve. Duke qënë Libër Universal, në të gjenden këshilla nga të gjitha fushat e jetës. Disa ajete janë me kuptim të hapur e në disa ajete të tjera, Allahu ka dashur që të thellohemi më shumë për të mësuar kuptimin e tyre. Megjithatë nuk janë të pakta ajetet në të cilat Allahu i kërkon njeriut të reflektojë, të mendojë mbi Madhështinë e Allahut duke vëzhguar gjithësinë, natyrën, e çdo krijim të Tij. Ka shumë fakte shkencore të shprehura në Kuranin Famëlartë, të cilat janë shpallur prej Allahut 1400 vjet më parë, por që njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekujve të fundit. Fakte këto, të cilat mund të vërtetohen vetëm me aparatura dhe mjete të posaçme, duke vërtetuar kështu madhështinë dhe vërtetësinë e padiskutueshme të këtij libri. Këto fakte shkencore në kohen e Profetit Muhammed (s.a.s), as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin. K...